Horror/ ‘Shikoni i thera të tre. Pusho k*rvë e m*utit. Unë punoja ti sh*kërdheheshe gjithë ditën’. Pas krimit shqiptari bën video me viktimat dhe ua dërgon miqve

Publikohet videoja e shqiptarit që vrau italianin, vajzën 16 vjeçe dhe plagosi rëndë gruan e tij. Djali 5 vjeç ka shpëtuar për mrekulli pasi është fshehur.

Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës, pasi i ka qëlluar me thikë, i ka filmuar viktimat dhe videon ia ka dërguar miqve të tij.
Pamjet janë te rënda dhe kanë mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, pasi këtë video ua kishte dërguar njerëzve të afërt për t’i treguar krimin horror, por edhe për të justifikuar veprimin e tij. Madje në një moment ka dashur të vrasë edhe djalin e tij 5 vjeç, por fatmirësisht ai ka dalë menjëherë nga shtëpia.

PJESË NGA BISEDA:

Taulant Malaj: Mirëmbrëma, quhem Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës. E shikoni këtë këtu? Ky është italian, gruaja ime shk****** gjithë ditën, unë punoja gjithë ditën. Ja ky është. Ia fala me të parin, ky është i dyti. Shikoje e kam therur vetë, vetë e kam therur. I vrara që të tre, edhe çupën, se ngacmonte dhe çupën. Shikoje këtu, vrasje këtu, këta janë… Gruaja: Çfarë bërë? Taulant Malaj: Pusho, pusho, k*****, pusho. Shk***** gjithë ditën, boll Gruaja: Ça bëre kështu! Taulant Malaj: Boll se ta fala njëherë. Ku është djali?! Shikojeni i kam vrarë, i kam therë, do i ther akoma. S’ka ardh asnjë Polici, do i ther tani.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s. Rreth orës 02:00, 45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja. 51-vjeçarin, ai e qëlloi me një thikë dhe më pas me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht dhe në momentin që shqiptari i drejtoi thikën gruas, 16-vjeçarja u fut mes prindërve për të mbrojtur të ëmën. Për rrjedhojë, 45-vjeçari e qëlloi me thikë të bijën duke e lënë të vdekur në vend. I pajetë është gjetur dhe italiani në shkallë, që siç duket kishte humbur shumë gjak, ndërsa gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur. 45-vjeçari ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga.

Loading...