Hoti i dorëzon detyrën Albin Kurtit

Sot mbahet ceremonia zyratre e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit nga Avdullah Hoti te Albin Kurti. Mediat kosovare shkruajnë se ceremonia ka nisur dhe se kryeministri i zgjedhur nga populli më 14 shkurt, do të pranojë sot detyrën në ora 10:00 ndërsa një orë e gjysmë më vonë do të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.
Kryeministria në një njoftim për media ka dhënë detaje për agjendën e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë. Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërsa, pasdite i njëjti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Loading...