Liang Hua, presidenti i ”Huawei” ftoi qeveritë perëndimore për një vizitë në fabrikat e saj për të hequr dyshimet në lidhje me teknologjinë, e dyshuar se po përdoret për qëllime spiunazhi.
‘’Ne nuk përbëjmë një kërcënim për shoqërisë e ardhshme dixhitale’’, siguroi Liang, duke theksuar se autoritetet amerikane nuk kishin shfaqur për momentin sikur edhe një prove të vetme për përdorimin e teknologjisë së kompanisë së tij për qëllime spiunazhi.
Nëse aksesi i ‘’Huawei’’ në disa tregje është penguar dhe se klientët po nisin t’i ndryshojnë qëndrim, ne do të transferojmë partneritetet tona teknologjike në shtete ku jemi të mirëpritur dhe mund të bashkëpunojmë’’, kërcënoi ai gjatë një takimi me median në vazhdën e Forumit Ekonomik të Davosit./atsh/