Huliganët ndahen në grupe dhe dhunojnë policinë në zona të ndryshme të Tiranës

Tifozët holandezë të grupuar në zona të ndryshme të Tiranës janë përplasur me policinë në mënyrë të dhunshme.

Në ndihmë të policisë vendore, po ndërhyjnë grupe të FNSH, ndërsa një grup i tyre po lëvizin drejt sheshit “Skënderbej”.

Një pjesë e tifozëve janë në Rrugën e Elbasanit. Policia apo mundohet që t’i shtyjë që të mos krijohen incidente mes tifozëve.

Një tjetër situatë e rëndë përplasjeje është te ura e Drejtorisë së Tiranës, ku një grupim po kundërshton forcat e policisë Ata kanë lënduar edhe një polic me sende të forta.
Rreth 200 tifozë holandezë të pajisur me shkopinj e gurë, po përplasen me policinë, tek rruga “Mustafa Matohiti”.

Si pasojë e përplasjes një polic ka mbetur i dëmtuar. Grupi i tifozëve holandezë ishte nisur drejt stadiumit aty ku janë edhe tifozët e Romës, ndërsa policia ka ndërhyrë duke neutralizuar situatën.

Tjetër përplasje po ndodh tek Pallati me Shigjeta. Policia ka bllokuar qarkullimin në këtë anë të Unazës.

Tension nga tifozët hollandezë në Tiranë, “turren” edhe para para kryeministrisë.

Loading...