Humb 59-vjeçari i sëmurë, familjarët kërkojnë ndihmë: Ja çfarë ka veshur (foto)

Një 59-vjeçar ka humbur kontaktet prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tale të Lezhës.

Familjarët e shtetasit A. Xh. denoncojnë në redaksinë e “BalkanWeb” humbjen e tij, duke thënë se ai nuk ka pasur asnjë kontakt me ta që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Raportohet se 59-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

Familjarët e tij theksojnë se personi i humbur është i veshur me pantallona xhinse treçerekëshe dhe atlete të zeza. Ata kërkojnë ndihmën e qytetarëve, që të telefonojnë në numrin 069 84 02588, nëse kanë informacion.

Loading...