Nënpunësja e Prefekturës Gjirokastër ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
Mesazhi ngushëllues i Prefekturës:
Ndajmë me ju lajmin e hidhur për humbjen e parakohshme të koleges sonë znj. Nertila Meni, e cila humbi betejën me jetën nga një sëmundje e rëndë.
Nertila, që prej vitit 2013 ka punuar pranë institucionit të Prefektit të qarkut, ku ka dhënë kontributin e saj të vyer në pozicione të ndryshme.
Në të gjithë veprimtarinë e punës së saj, ka treguar një shpirt të madh skuadre e bashkëpunimi si me kolegët e saj, po ashtu dhe me eprorët.
Gjatë kësaj periudhe, ajo ka shfaqur aftësi të larta profesionale, si një vajzë e përkushtuar për të përmbushur detyrat e saj institucionale dhe shoqërore.
Administrata e institucionit të Prefektit të qarkut, gjatë kësaj periudhe të vështirë ka ofruar gjithë përkrahjen dhe mbështetjen morale e psikologjike për të përballuar këtë betejë me jetën.
Ajo do të kujtohet gjithmonë nga kolegët, miqtë dhe të afërmit, si një njeri me virtyte të larta njerëzore, e qetë, e qeshur dhe plot energji pozitive.
Nertila ishte simbol i forcës dhe kurajos për ta sfiduar sëmundjen dhe përqafuar jetën.
Në këto momente të vështira të dhimbjes e të pikëllimit, institucioni i Prefektit të qarkut Gjirokastër u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Meni, të afërmve dhe miqve.
U prehsh në paqe!