Humb jetën 24-vjeçari shqiptar, ndaloi të ndihmonte një person në autostradën e Zvicrës

Një aksident tra.gjik ka ndodhur të mërkurën në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG. Mësohet se një i ri shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën.

Bëhet e ditur se 24-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte ndaluar në korsinë emergjente për të ndihmuar një person tjetër.

Personi në fjalë kishte pasur probleme me gomën e fugonit dhe i riu shqiptar kishte ndaluar për ta ndihmuar.

Mediat zvicerane kanë shkruar se një veturë i ka godi.tur shqiptarin dhe personin që ai po e ndihmonte.

Ende nuk është bërë e ditur se si ka ndodhur aksidenti, por policia ka nisur hetimet duke u bazuar edhe tek mbledhja e provave përgjatë kamerave në rrugë.

(Shqiperiaime)

Loading...