Humb jetën 44-vjeçari, hidhet nga kati i 15-të i pallatit

Më datë 27.05.2023, shtetasi E. T., 44 vjeç, banues në rrugën “Mujo Ulqinaku”,

ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër, në bulevardin “Bajram Curri”, dhe dyshohet se në kushte depresioni,

është vetëhedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të.

Si pasojë 44-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut të vetëhedhjes së 44-vjeçarit nga lartësia.

Loading...