Humb jetën 61-vjeçari,ra në kontakt me rrymën elektrike

Një i moshuar 61-vjeçar ka gjetur vdekjen sot pasdite pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën bregdetare të Currilave, në afërsi të vendit që njihet si ‘porti i gjermanit’ në Durrës.

Ka qenë një qytetar që ka konstatuar vdekjen e 61-vjeçarit dhe ka njoftuar policinë.

Viktima është Beniamin Ismaili, teksa mësohet se i ndjeri ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Loading...