Një doktor në vendin e origjinës së koronavirusit, Wuhan ka vdekur pikërisht prej këtij virusi.
Sipas The Guardian, prej ditësh 62- vjeçari Liang Wudong po kuronte pacientët e infektuar me koronavirus dhe për këtë arsye u infektua edhe vetë.
Po ashtu një doktor tjetër ka vdekur Jiang Jijun, por dyshohet se ishte vdekje natyrale prej ataku në zemër dhe jo me koronavirus.
Ndërkohë në Wuhan po ndërtohet një tjetër spital pasi nuk mjafton për pacientët ndërsa qeveria kineze ka dërguar përforcime mjekësore në këtë qytet i cili po ngjall frikë në të gjithë globin.
Loading...