Humb jetën e moshuara në Shkodër/ Viktima e 20 nga koronavirusi në Shqipëri

Regjistrohet viktima e 20 nga koronavirusi ne Shqiperi.

Mbremjen e te shtunes 4 prill 2020, ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës shtetasja me iniciale R.H.

Ajo u ekzaminua pozitiv me Covid-19 gjatë mbrëmjes së sotme, ku e infektuar rezultoi edhe motra e saj. 80 vjeçarja është viktima e parë e Covid-19 në Shkodër. Në total numri i viktimave nga koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 20.

Viktima e 19
Nje tjeter paciente e semure me koronavirus ka nderruar jete mbremjen e te shtunes ne spitalin Infektiv ne Tirane. Lajmi u be me dije nga ministria e Shendetesise.

Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacientja 84-vjeçare në spitalin Infektiv

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19.

Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Shënohet viktima e 18, 29 raste të reja me koronavirus, shkon në 333 numri i të prekurve

Loading...