Humb jetën i riu në drejtimin e makinës

Është një i ri ai i cili ka humbur jetën në orët e pasdites së sotme në një aksident fatal të ndodhur pranë Rrogozhinës.

Sikundër mësohet në aksidentin që ka ndodhur në orën 17.05, ka humbur jetën 22 vjeçari O.L. Shkak për këtë aksident fatal mësohet të jetë bërë parakalimi i gabuar.

Mjeti thuhet se ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Përplasja ka qenë tejet e fortë duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit.

Loading...