Humb jetën ish ambasadori i BE në Shqipëri

Ish-ambasadori i BE në Shqipëri, Helmut Lohan, është ndarë sot nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga delegacioni i BE në Shqipëri ku në një postim në mediat sociale shkruajnë se Lohan është larguar nga kjo botë.

“Delegacioni i BE-së është thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Helmut Lohan.

Ne kemi humbur një koleg, mik dhe një avokat të përkushtuar për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Mendimet tona dhe keqardhje e thellë për familjen e tij”, shkruan delegacioni i BE në Facebook.

Loading...