Një fëmijë 6-vjeçar (R.I.) ka humbur jetën një natë më parë në Shërbimin e Peditatrisë, në Qendrën Spitalore Universitare.
Fëmija kishte mbërritur me urgjencë nga Spitali i Durrësit dhe ishte shtruar në Reanimacionin e Pediatrisë.
Burime zyrtare nga QSUT sqarojnë se ai vuante nga mëlçia, e ishte bërë gati të transferohej në një spital jashtë Shqipërisë për të kryer transplantin e mëlçisë.
Për shkak të përkeqësimit të situatës, paraditen e së hënës fëmija është sjellë me urgjencë, nga Durrësi në Shërbimin e Pediatrisë në QSUT, dhe i është nënshtruar terapisë intensive në sallën e Reanimacionit.
Por, mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë, të cilën ata e diagnostikuan si insuficiencë multiorganore (pamjaftueshmëri organesh), diagnozë kjo e papajtueshme me jetënm shrkuan TCH.
Të njëjtat burime nga QSUT thonë se i gjithë ekipi i mjekëve u angazhua maksimalisht për të mbajtur 6-vjeçarin në parametra jetike, në mënyrë që koha të premtonte që ai të mund të transferohej për të kryer transplantin e këtij organi. Por ishte e pamundur.