Ndahet papritur nga jeta Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Z.Agim Hysi.
Z. Hysi ka mbajtur postin e Zv. Drejtorit të SHÇBA prej vitit 2017. Ai ka pasur një karrierë të gjatë e të spikatur në jurisprudencë, si Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Gjirokastër si edhe Avokat.
Në vitin 2016 Hysi ka qenë i angazhuar si ekspert për vlerësimin e legjislacionit në kuadrin e Reformës në Drejtësi, ndërsa në vitin 2017 është angazhuar si ekspert për vlerësimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile – Komiteti Helsinkit.
Loading...