Humb jetën pushuesja në plazhin e Qeparos

Një tjetër pushuese humb jetën nga arresti kardiak. Këtë herë ngjarja ndodhi në plazhin e Qeparosë në Himarë. Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një grua 69-vjeçare e cila u ndje keq sapo u fut në ujë.

“Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në një njoftim të policisë.

Ky është rasti i disatë që pushues të moshave të ndryshme humbin jetën nga arresti kardiak, sapo futen në ujë. Një ditë më parë u shënua dhe viktima më e re në moshë. Një 20-vjeçar humbi jetën në plazhin e Velipojës, dyshohet po nga arresti kardiak.

Loading...