Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një grabitje të armatosur në Brazil.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në qytetin brazilian të Fortaleza.
Viktima është Alban Gropcaj 28 vjeç, i cili ishte së bashku me një shtetas italian, Guido Bertola, kur ranë pre e grabitjes, raporton “La Stampa”.
Në momentin që ata kishin dalë nga një lokal dhe po hipnin në makinë, u sulmuan nga disa persona me dy motorçikleta.
Autorët, nën kërcënimin e armës, u kërkuan atyre paratë. Shqiptari ishte i pari që reagoi dhe refuzoi t’u jepte paratë, shkruan tvklan.al
Loading...