Humb kontrollin e makinës, 20-vjeçari merr përpara policin

Një punonjës policie është aksidentuar në detyrë mesditën e sotme rreth orës 13:00 në autostradën Tiranë-Durrës.

Efektivi ishte duke verifikuar jashtë rrugës një “BMW X5” që ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar, kur një makinë e drejtuar nga një 20-vjeçar me inicialet M. B. në hyrje të Vorës i ka marrë përpara duke i përplasur.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, 20-vjeçari humbi kontrollin nga shpejtësia me të cilën po lëvizte. Efektivi i patrullës që u plagos me inicialet R. Q. është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.

Loading...