Një shtetas 26-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor.
Shtetasi A.B, 26 vjeç banues në fshatin Kallm i Vogël duke drejtuar motorin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Loading...