Ish-opinionisti i emisionit “Për’puthen” dhe ish-banori i “Big Brother”, Meridian Ramçaj ka treguar për herë të parë se ka humbur të atin nga Covid-19.
Nisur nga rrëfimi që Klea Huta bëri lidhur me gjyshin e saj, Meridianit i ka ardhur nëpërmend i ati dhe është përlotur.
I ftuar në“E ardhmja është vajzë”, edhe pse në rolin e panelistit, ai nuk ka nguruar të flasë për këtë moment si më të vështirin e jetës.
“Ky ka qenë viti më i vështirë i jetës sime. Unë para pak kohësh kam humbur babain me Covid-19. Besoj se do të ngelet gjithmonë një nga momentet më të vështira dhe nuk ja uroj asnjëriut të mos arrijë të përcjelli të atin as në banesën e fundit.
Është gjëja më e trishtë që mund t’i ndodhi një njeriu. Kështu që unë çdo sukses deri më sot që kam arritur ja dedikoi vetëm atij. Ai ka qenë për mua mentori kryesor, ka qenë motivi dhe vazhdon të jetë motivi i jetës sime”, tregoi Meridiani me lot në sy.