Humbet jetën guvernatorja e Meksikës dhe bashkëshorti i saj, në një aksident me helikopter

Guvernatorja e shtetit qendror Puebla të Meksikës, Marta Erika Alonso, ka vdekur në një aksident me helikopter, pak ditë pasi u betua.

Burri i saj, senatori Rafael Moreno Valle dhe dy pilotët u vranë gjithashtu. Raportet thonë se ka pasur një pasagjer i tretë në bord, i cili gjithashtu vdiq.

Aksidenti i së hënës ndodhi pak pasi avioni u ngrit nga kryeqyteti i Puebla. Zonja Alonso u bë guvernatorja e parë femër e Puebla pas sondazheve të diskutueshme. 45-vjeçarja ishte anëtare i partisë PAN të qendrës së djathtë.

Vdekja e guvernatores dhe burrit të saj u konfirmuan nga presidenti i ri i Meksikës, Andres Manuel López Obrador. Presidenti López Obrador shprehu ngushëllimet më të thella për të afërmit e dy politikanëve.

BalkanWeb

Loading...