Humbi babain në krye të detyrës, ish-kolegët e tij i plotësojnë dëshirën

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” u njohëm me historinë e Lavdies.

Shumë vite më parë ajo humbi bashkëshortin e saj në krye të detyrës si polic dhe krejt e vetme rriti dhe shkolloi dy fëmijë.

Vajza e saj, Alfredina fitoi të drejtën e studimit në Harvard, por të ëmës i duhet të marrë një kredi që ëndrra e saj të bëhet realitet.

“Jeta pa bashkëshort është shumë e vështirë. Një darkë teksa vinte për në shtëpi, e qëllojnë.

Unë isha shtatzënë dhe nuk më tregonin, por e kuptova. Nuk doja ta vishja me rroba policie, sepse mendoja se e kishte fajin profesioni i tij. Djali e përjetoi shumë keq dhe që nga ajo ditë nuk ha më peshk. Në Qershor vjen në jetë vajza dhe i vë emrin e të atit, Alfredina.

Nuk doja të filloja punë në policinë e Vlorës, por fillova si çentraliste dhe të dy fëmijët i kam rritur nga ajo punë. Djali donte shumë të bëhej polic, por unë kisha frikë dhe nuk doja.

Ndërsa vajza ka fituar shumë olimpiada, kur erdhi koha për shkollë kisha një problem nga ana financiare.

Ajo kishte mundësi për të studiuar në Harvard, por pamundësia ekonomike, kredia që kisha për shtëpinë nuk munda. Sot kam ardhur t’i kërkoj një falje të madhe. Ma shprehte gjithmonë po të kisha babain do kisha shkuar.

Vajza sot punon edhe si asistente në Ministri”, tregon e prekur Lavdija.

Por Lavdijes nuk i duhet më një kredi bankare sepse kolegët e bashkëshortit të ndjerë premtuan t’i realizojnë dëshirën më të madhe Alfredinës për t’u shkolluar në Harvard, ashtu siç e ajo meriton./Opinion.al

Loading...