Humbi betejën me Covid-19, klubi i Apolonisë lajmëron vdekjen e tifozit më të flaktë

Covid-19 i mori jetën Pirlo Toskës. Bëhet fjalë për tifozin ëm të zjarrtë të Klubit të Apolonisë.

Lajmi u bë me dije nga vetë klubi i Apolonisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke listuar të gjithë aktivitetet që Toska kishte bërë si tifoz i Apolonisë.

“Një lajm i trishtë për të gjithë ne. Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta një nga tifozët më të veçantë dhe me besnik të Apolonisë Z.Piro Toska. Pas një lufte të gjatë me virusin vdekjeprurës (Covid-19) zemra e tij ka pushuar së rrahuri.
Në vitet 1960, Piro Toska spikati si një prej futbollistëve të rinj të Apolonisë dhe për një periudhë të shkurtër (1978-1980) do të ishte pjesë e skuadrës së parë, si përgjegjës i këtij ekipi.

Nga viti 2005 ai do të drejtonte shoqatën sportive “Miqtë e Apolonisë”, aktiviteti i të cilës ishte organizimi i tifozerisë sportive dhe ndjekja e ecurisë së skuadrës së Apolonisë

Klubi i Futbollit Apolonia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë. U prehsh në paqe profesor Piro!”, shkruhet në njoftim.

Loading...