Humbi betejën me COVID në moshën 75-vjeçare, Rama mesazh ngushëllimi për aktorin Guljlem Radoja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas lajmit se aktori i njohur, Guljem Radoja, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto të aktorit në një nga rolet e tij në kinematografi, ai shkruan: “Lamtumirë i dashur mik”.

Kujtojmë se prej ditësh aktori Radoja ndodhej i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe ndërroi jetë këtë të mërkurë.
Në lidhje telefonike, miqtë e 75-vjeçarit dhe aktorë të tjerë kanë shprehur të gjithë trishtimin e tyre, për këtë ndarje.

Ata e kanë përshkruar aktorin e mirënjohur si një njeri fjalëpakë e plot humor.

Loading...