Ditën e sotme nuk do të ketë homazhe për futbollistin e Egnatias, Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në fushën e lojës në Rrogozhinë.
Sipas burimeve bëhet me dije se trupi i tij nga morgu i Tiranës do të shkojë në Rinas, që më tej të prehet në vendlindje, në Ganë.
Po ashtu bëhet me dije se një ceremoni nderimi mund të bëhet nga klubi i Egnatias në një ditë ende të pacaktuar.
Kujtojmë se 28-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke luajtur dhe dyshohet se ai kishte pasur probleme të hershme me zemrën.
Sipas disa burimeve, Dwamena besohet se përdore një defibrilator, një pajisje që përmirëson rrahjet e zemrës, në momentin që ky organ shfaq probleme.
Loading...