Humbi jetën në punë,ja përfitimi nga siguracioni që përfiton familja e viktimës

Ervis Josifi, 36 vjeç, humbi jetën ditën e djeshme në rrethana tragjike në vendin e punës, ndërsa i ra në kokë segmenti metalik prej 5-tonësh që mbante vinçin.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se viktima ka qenë i siguruar.

Për këtë arsye kompania do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj.

Sipas deklarimeve të personave të shoqëruar në polici, 36-vjeçarit i ra në kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, çka ka sjellë vdekjen e menjëhershme të të riut.

Nga ana tjetër, sa i përket të plagosurit tjetër, burimet bëjnë në dije se ai ka tre brinjë të thyera, por gjendja e tij është e stabilizuar.

Loading...