Humbi jetën pasi ra nga kati 15-të i pallatit ku punonte, arrestohen pronari dhe administratori në qytetin e Sarandës

Janë vënë në pranga pronari dhe administratori i një pallati në qytetin e Sarandës, pasi një 63 vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në vendin e punës.
Bëhet fjalët për rojen e një pallati në ndërtim, i cili gjeti vdekjen tragjikisht pasi ra nga kati i 15-të paraditen e djeshme në lagjen nr.2 në Sarandë.

Të arrestuar janë pronari i pallatit me inicialet A.R., 60 vjeç, banues në Tiranë dhe administratori me inicialet M.R., 47 vjeç, banues në Sarandë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi H. M, 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë“, bën me dije policia.

Policia e Vlorës njoftoi gjithashtu ditën e sotme se në prangat e bluve kanë rënë dy persona për dhunë në familje si dhe një tjetër i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. M., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, ish kunatën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasi P. M., 45 vjeç, banues në Finiq, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur“, njofton më tej policia.

Loading...