Humbi jetën për shkak të vonesës së ambulancës, familja e 33-vjeçarit dëmshpërblehet me shumën marramendës

Gjykata ka vendosur të shpërblejë me 200 mijë euro familjen e 33-vjeçarit që humbi jetën pasi ambulanca u vonuar 36 minuta.

33-vjeçari kishte pësuar atak kardiak dhe humbi jetën për shkak se ambulanca vonoi 36 minuta për të shkuar në vendngjarje.

Për këtë çështje gjykata greke vendosi të shpërblejë familjen e 33-vjeçarit me 200 mijë euro.

33-vjeçari ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve 4 vjeç e 8 muajsh dhe të ardhurat e tij mujore rreth 878 euro ishin të vetmet me të cilat mbante familjen.

Pas vdekjes së tij, gruaja kërkoi nga gjykatat administrative dëmshpërblimin për dëmin moral që pësoi nga vdekja e papritur e bashkëshortit dhe babait të fëmijëve të tyre.

Loading...