Humbi jetën tragjikisht në aksident, kush është 19 -vjeçarja

Një aksident fatkeq ka ndodhur pak para mesnatës së të martës afër fshatit Pojan, si pasojë e të cilit një 19-vjeçare e ka humbur jetën ndërsa po udhëtonte në në bypass-in e Fierit.

Burimet zyrtare kanë informuar se viktimë e aksidentit ka rënë qytetarja Xhesika Mjekra ,19 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas informacioneve, e ndjera nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë, qytetari Sabri Xherimeja, 21 vjeç, pasagjer në automjetin e aksidentuar, ka marrë plagë si pasojë e daljes nga rruga, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fier Informacion paraprak, Mbrem rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xhesika. Mjekra, 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi Sabri. Xherimeja, 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xhesika Mjekra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Loading...