Humbja ndaj “Dortmundit” ka prishur qetësinë në kampin e “Bajernit të Mynihut”.
Bavarezët e dërgojnë në -7 distancën me verdhezinjtë, ndërkohë që kjo ka ndikuar negativisht edhe te sulmuesi i tyre, Franck Ribery, ku sipas “Bild” 35-vjeçari ka pasur një konflikt me një gazetar.
Sipas “Bild” francezi ishte zemëruar nga analiza e patriotit të tij, Patrick Guillou pas humbjes dramatike 3-2 të “Bayernit” ndaj “Borussia Dortmund”. Gazeta citon dëshmitarë të cilët pretendojnë se Riberi e goditi Guillou në tre raste, për t’u larguar më pas nga “Signal Iduna Park”.
Drejtori sportiv i “Bayernit”, Hasan Salihamidzic konfirmuar për “Bild” se ai ishte në dijeni të incidentit dhe ka folur tashmë me Guillou, i cili punon për “beIN Sports” në një përpjekje për të qetësuar gjakrat.ATSH