Humbja në zgjedhjet e 25 prillit, Basha mbledh sekretarët dhe krerët e degëve të PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka takuar sekretarët dhe kryetarët e degëve në selinë e PD.

Në mbledhje po bëhet analiza e zgjedhjeve. Ky takim vjen pas zgjedhjeve parlamentare të datës 26 prill. Gjithashtu, në takim pritet të diskutohet edhe për zërat kritikë ndaj liderit Basha, pas fitores së zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike.
Një sërë eksponentësh brenda PD-së kanë kërkuar që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga posti, pasi ka humbur zgjedhjet.

Ndërsa, degët e rretheve të PD-së kanë mbajtur qëndrim, duke u shprehur se Basha arriti që të shtojë votat e PD-së, edhe pse maxhoranca ka rritur represionin mbi opozitën.

Loading...