Hunt:“Jashtëzakonisht i shqetësuar” për arrestimin e spiunit të dyshuar në Rusi

Rusia nuk duhet t’i shfrytëzojë qytetarët britanikë si “gurë shahu”, tha sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, pas arrestimit të një ish-marinsi amerikan, i cili ka edhe shtetësi britanike.

Hunt tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për Paul Whelan, i cili është arrestuar nga autoritetet ruse nën akuzat për spiunim.

Ai tha se 48-vjeçarit po i jepet “çdo mbështetje”. Famija e Whelan ka thënë se ai ka shkuar në Rusi për të marrë pjesë në një dasmë, ndërsa Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë më 31 dhjetor se ai është kapur duke spiunuar në Moskë.

Ka raporte se Whelan posedon edhe pasaportë të Irlandës. Whelan mund të përballet me 10 deri në 20 vjet burgim nëse gjykohet në Rusi dhe gjendet fajtor për spiunim.

Loading...