Hygerta Sako në kërkim të dashurisë, ja çfarë kërkon nga partneri i saj

Hygerta Sako nuk i ka mbyllur dyert e zemrës së saj. Edhe pse nënë single, moderatorja sportive është e hapur për të krijuar lidhje dashurie. Ish-missi shqiptar u shpreh se vajza ka rëndësinë dhe kohën saj, por kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllë jetën e dashurisë.
Ajo tha se po pret akoma princin e kaltër, por si duket “ka humbur rrugës ose i ka humbur adresën”, megjithatë shprehu bindjen se do ta gjejë.

“Pse duhet ta mbyll jetën time, unë 26-vjeç jam (qesh). S’ka lidhje që jam një mama single. Vajza ka kohën dhe rëndësinë e vet, po sigurisht edhe jeta ime është shumë e rëndësishme. Unë po e pres akoma princin e kaltër por duhet të ketë humbur rrugës, ose ka humbur adresën por unë do ta gjej.

Adresën e shtëpisë nuk e tregoj, tek puna le të vijë (qesh)”- u shpreh Hygerta Sako e ftuar në “N’ferm”.

Moderatorja theksoi se një mashkull për ta bërë për vete “duhet të jetë tru” dhe nëse është i zoti mund ta kapërcejë “murin” që ka vendosur në zemrën e saj.

“Si të më bëjë për vete? Për romantizëm të shpresoj kot se ka vdekur me kohë e me vak. E para duhet të ketë tru në kokë, se ndryshe nuk më bën dot për vete. Të ketë tru, tru jo pa rrudha. Nëse është i zoti ta kapërcejë murin që kam vendosur në zemrën time, nëse nuk është i zoti,”- tha ajo.

Ndërsa foli edhe për fillimet e karrierës, teksa shtoi se ka hasur me shumë vështirësi, pasi sipas saj, “nuk është e lehtë të punosh në television, sidomos për një vajzë 19-vjeçare që vjen nga Durrësi dhe s’është përballur asnjëherë me kamerat”.

“Kam pasur vështirësi sepse dhe fusha që unë doja ishte televizioni, nuk është kollaj të punosh në televizion. Nuk ka qenë e thjeshtë në fillim, e kam nisur që 19-vjeç. Sa e zonja mund të jesh në atë moshë, që vjen nga Durrësi dhe s’ke dalë asnjëherë para një kamere, në një ekran. Fati im i madh që e nisa me një Festival dhe fatmirësisht ishte me regjistrim, por e shijova shumë,”, tha Hygerta Sako./panorama.al

Loading...