Hynte në provime patente për të tjerët me kokë të fashuar, arrestohet shqiptari në Angli (emri)

Një shqiptar u arrestua në Angli pasi ishte futur disa herë në testimet e teorisë për marrjen e patentës në emër të personave të tjerë.

Pamjet e Izmir Senaj, 28 vjeç, u bënë virale në median angleze. Senaj e lidhte kokën me fasho dhe futej në testime për të tjerët. Ai u kap nga anëtari i stafit të një qendre testimi, i cili e njohu dhe thirri policinë.
Shqiptari është arrestuar me dy vite dhe katër muaj burg për katër akuza për mashtrim. Për ironi, shqiptari ishte arrestuar edhe në të shkuarën për të njëjtin krim.

Por ai i ishte rikthyer zanatit të vjetër. Për kokën e mbuluar me fasho ai nxirrte justifikime të ndryshme.

Avokati i tij tha se klienti vepronte i vetëm. Por gjyqtari kishte dyshime se bëhet fjalë për një grup të organizuar.

Loading...