Ergys Hida, vetëm 36 vjeç humbi jetën në Pordenone të Italisë. I riu shqiptar u gjet i pajetë në lumë dhe paraprakisht dyshohet se ai u ndje keq në momentin që hyri në ujë për t’u larë e për pasojë ndërroi jetë.
Hida, sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, kishte një dyqan tatuazhesh dhe piercing në rrugën Tessitura.
Për shkaqe të paqarta, i riu mësohet se ishte larguar nga banesa e tij dhe po flinte në makinë.
Në fakt prindërit, mbrëmjen e së hënës kishin denoncuar në polici humbjen e tij.Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së martës, në rrjedhën e lumit Noncello.
Autoritetet paraprakisht dyshojnë se humbja e jetës e 36-vjeçarit ka qenë për shkaqe natyrale.
Loading...