Spektakli i dashurisë më i ndjekur i momentit, po del jashtë kontrollit dhe jashtë çdo pritshmërie të publikut! Gjatë këtij sezoni publiku po shikon lojëra, skema, pabesi,tradhëti, përballje, kërcënime, demaskime, debate, konflike dhe konfrontime por nuk po shikon atë për të cilën ky spektakël është krijuar, dashurinë.
Sonte në mbrëmje do të shfaqet përputhen prime, rregjistrimi i të cilit është bërë ditën e djeshme pra të Premten! Por diçka e papritur ka ndodhur gjatë kësaj nate ku është kryqëzuar Alvisa Qarri!
Hysen Rama, shfaqet ne lidhje skype dhe akuzon Alvisën se ajo eshtë duke bërë lojë me të gjithë konkurentët. Ai deklaron se Alvisa ende ndjen për Bushin dhe i ka kërkuar atij që ti japë pak kohë dhe ta presë sa të dalë nga programi me qëllim që ajo të mos paguajë gjobën e kontratës. Ndërkohë bushi i ka kërkuar qe ajo të dalë nga programi duke i premtuar se do tia paguante ai gjobën. Disa prej akuzave Hyseni i fakton duke treguar mesazhet dhe voicet në whatsapp.
Arjan Konomi acarohet teksa merr vesh se ate nate te Prime-it kur ai kishte ofenduar Alvisen me fjalen “Pipirruck” Alvisa kishte kontaktuar me Hysenin dhe kishin qeshur me fjalën e tij ! .
Do te kete perballje ku Bashkim dhe Bruno dalin shume te zhgenjyer nga gjithe keto ngjarje.
Ritvana dhe Mikela ndihen te acaruara pas gjithe ketyre ndodhive
Alvisa kerkon te largohet nga programi dhe i mohon te gjitha akuzat. Ajo pretendon se të gjitha jane mashtrime dhe montazhe të cilat bëhen për të hedhur baltë mbi imazhin e saj.
Dy opinionistët e Per’puthen Prime jane : Mihrije Braha dhe bashkëshorti i saj (Naim Abazi).
Kujtojmë se në puntatën e ditës së Premte Alvisa dhe Bruno nuk u panë të ishin të pranishëm në emision dhe moderatorja nuk e përmendi këtë gje! Ajo që bëri gjithashtu përshtypje ishte se vajzat nuk i bënë zgjedhjet e tyre për javën e ardhshme. Nuk dihet nëse ky moment është prerë para transmetimit për shkak të atyre që kanë ndodhur gjatë rregjistrimit të përputhen prime apo vetë produksioni e ka shtyrë zgjedhjen që duhet të bëjnë vajzat për javën e ardhshme!