Hysen Rama thyen heshtjen. Akuzon produksionin dhe i jep ultimatum Bajos!

Pesë ditë ka zgjatur heshtja e Hysen Ramës pas largimit nga përputhen! Ai nuk kishte reaguar deri më sot me deklartata dhe statuse në instagramin e tij më përjashtim të deklaratës që ai bëri pak minuta pas largimit përfundimtar nga ky reality show. Në atë deklaratë Hysen Rama u tregua i kujdesshëm duke marrë përsipër përgjegjësitë e tij për incidentin e ndodhur dhe duke treguar respekt për produksionin. Ai nuk la ta kuptohej nëse kishte apo jo, kontradiktë dhe mosmarrëveshje midis tij dhe produksionit. Mbeshtetja e publikut pas largimit të tij u bë edhe më e madhe dhe kjo kuptohej qartë në komentet e shumta që pushtuan rrjetet sociale në mbështetje të Hysenit.
Pikërisht sot, një javë pas largimit të tij nga përputhen, ai ka vendosur tu përgjigjet pyetje të ndjekësve të tij pa dorashka duke e nisur më këtë status: “Ka ardhë koha të jap ca pergjigje”.
Ka vetëm një pyetje e cila e ka detyruar Hysenin të flasë hapur duke goditur deri diku produksionin. Dhe pyetja ka qenë kjo : ” O Bush, po si desh me të rraf ai burri që ka lyer flokët! Ti s’je për atë emision bane mirë që ike”. Me këtë pyetje ndjekësi e ka patur fjalën për Bajon i cili u përjashtua fill pas Hysenit me arsyen se gjatë incidentit ai kishte agravuar situatën dhe kishte dashur të sulmonte Bushin në mbrojte të Brunos.
Duke e cituar fjalë për fjalë, përgjigja e Hysenit për këtë pyetje është kjo: ” Bajo me gojën e vetë më ka thënë që eshtë hedh për të më mbaj mua mos të bëja veprime të nxituara. Dhe produksioni e ka nxjerr sikur Bajo donte tëmë godiste mua që të kishte arsye për ta përjashtuar. Megjithatë pres që Bajo ta spjegojë vetë këtë pjesë më mirë, në të kundërt do ta shpjegoj unë vetë. Sepse dhe unë jam habit kur e pashë atë pjesë në televizor sepse unë kisha ikur në atë moment dhe me Bajon skam pas asnjëherë probleme, kunja apo ironi, përkundrazi”.

Tek përgjigja e Hysenit duket hapur se ka diçka që nuk shkon në përjashtimin e Bajos. Ai akuzon hapur për këtë rast produksionin që ka dash ta nxjerr Bajon sikur donte të sylmonte Hysenin. Ai i jep ultimatum Bajos ta shpjegojë vetë këtë pjesë duke e kërcënuar se në të kundërt do jetë vetë ai që do e shpjegojë më pas.
Tani le të kthehemi pas në kohë dhe të analizojmë momentin e largimit të Hysenit dhe atë të përjashtimit të Bajos të Shtunën në perputhen prime. Moderatorja Bora Zemani e shpalli vendimin e perjashtimit të Bajos pikërisht pas largimit të Hysenit nga studio duke mos lënë mundësinë e një diskutimi midis Hysenit dhe Bajos . Dhe këtë gjë e thekson edhe Hyseni i cili ështe habitur kur e ka parë këtë gjë më pas nga transmentimi.

Pikëpyetje të shumta po ngrihen edhe për këtë rast për produksionin e një emisioni i cili akuzohet vazhdimisht nga publiku për skenarë të planifikuar. Gjithsesi ngelet për tu parë nëse do të ketë një reagim nga produksioni për këto akuza të Hysen Ramës apo do të anashkalohet në heshtje!

Loading...