I aksidentuari rezultoi me COVID-19, karantinohen 13 mjekë e infermierë në Tiranë e Durrës

Nje 30 vjecar i aksidentuar ne Durres me makine, kerkoi ndihme mjekesore ne spitalin e Traumes ne Tirane, por vec aksidentit, ai me pas rezultoi se ishte infektuar edhe me koronavirus.

Per kete aresye, personeli mjekësor që u kujdes për të eshte karantinuar plot 10 persona. Pasi u konfirmua nga ministria, se një prej të aksidentuarve që u dërgua te Trauma rezultoi me COVID-19 dhe e dërguan tek Infektivi, 5 mjekë dhe 5 infermierë nga Trauma janë karantinuar.

Mjekët kanë qenë me veshje mbrojtese por janë karantinuar ne zbatim te protokollit, ndërsa u eshte marre edhe tamponi qe sipas rregullit pritet t’u bëhet ne menyre te perseritur pas 5 ditësh.

I riu 3 ditë më parë, pësoi një aksident ne Durres dhe si pasoje e demeve qe pesoi, gjendja ishte e rëndë. Per kete aresye ai është dërguar në spital të Durrësit, ku i është bërë skaneri dhe nga bluzat e bardha ka pasur dyshime se mund të jetë me COVID-19. Për këtë i është marrë tamponi nga ku ka rezultuar pozitiv.

Tamponi i është marrë edhe shokut të tij dhe tre mjekëve në spitalin e Durrësit, te cilet bene trajtimin e pare por fatmirësisht rezultuan negative. Edhe ata janë vetëkarantinuar në shtëpi për 14 ditë. Ndërkohë i riu është dërguar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku mësohet se është në gjendje të stabilizuar.

Loading...