I armatosur, arrestohet i riu në Vlorë

Një person ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi është kapur i armatosur.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Erion Komini. I riu ka arritur që t’i shpëtojë Agjentëve të Krimeve në zonën e Skelës, mirëpo më pas në ndjekje të tij janë vënë forcat “Shqiponja”.

Komini ëshëtë arrestuar, ndërsa gjatë kontrolit në makinë i është gjetur një armë zjarri. Pritet njoftimi i policisë në lidhje me këtë ngjarje.

Loading...