I ati humbi jetën nga koronavirusi, doktoresha fjalë prekëse: ‘Nuk po ja fali dot vetes , se jam Doktoreshë dhe kam dështuar’

Doktoresha e QKUK-së, Tokjona Lajçi, për gati dy javë i qëndroi afër babai të saj, të prekur me Covid-19, por që fatkeqësisht nuk arriti ta mposhtë këtë virus që ka pushtuar gjithë botën.

Sopranoja kosovare, Arta Jashari, ka publikuar një artikull të dhimbshëm, ku tregon bisedën me doktoreshën, e cila mes të tjerash i ka thënë se “nuk ja fal dot vetes, jam doktoreshë dhe kam dështuar”.

“Përderisa ishim ne Pulmologji me babin, paralel me ne ishte edhe Dr. Tokjona Lajçi me babin e saj, shkrimtarin dhe avokatin Ali Lajçi , tashmë i ndjerë. Dr Tokjona për 12 dite rresht u kujdes për babin e saj te prekur me Covid19 ne Kliniken Infektive , ku edhe u infektua ajo vet dhe i qëndroi afër deri ne frymën e fundit babit te aj.

Më tha: “ Nuk po ja fali dot vetes , se jam Doktoreshë dhe kam dështuar ..”, ka shkruar ajo.

Loading...