I ati kishte tentuar edhe më parë të v riste të bijën, kush e zbuloi kr imin ho rror në Dajt

I penduari i drejtësisë zbardh detaje tronditëse nga vrasja e 23-vjeçares Eglantina Buci nga vëllai i saj, Shkëlzeni, në bashkëpunim me babain, Faikun.

I penduari, që ka shoqëruar mikun e tij, Shkëlzenin, dhe të motrën e këtij të fundit, me makinë deri te Mali me Gropua, ku ka ndodhur krimi, ka deklaruar para hetuesve se edhe më herët babai i Eglantinës, Faiku, kishte tentuar të vriste të bijën. Siç është shprehur i penduari, Faiku e kishte ruajtur vajzën në vendin ku bashkëjetonte, por ka dështuar ta vrasë.
Ndëkrohë, herën e dytë në lojë ka hyrë edhe vëllai, duke kryer krimin makabër. Ai ka dhënë detaje mjaft të rënda për krimin dhe për pasojë mund t’i rrezikohet jeta. Mësohet se Faik Buci ishte i ndarë nga bashkëshortja e tij, ndërsa Prokuroria ka krahasuar profilin e ADN së vajzës me të ëmën, ku ka rezultuar se ishin të përputhshme.

Gjithashtu, një emër i njohur për drejtësinë ishte edhe e ëma e Faik Bucit, gjyshja e viktimës, e cila kishte vrarë nusen e djalit të saj, dhe për këtë kishte bërë disa vite burg.

Loading...