I bënë atentat me armë zjarri, flet Orlando Paplekaj dhe hedh dyshimet e forta: Plumbat nuk ishin për mua!

I mbijetuari i at entatit që ndodhi ditën e shtunë në Shijak, Orland Paplekaj ka zbardhur gjithë çfarë përjetoi dhe çfarë ai dy shon se fshihet pas kësaj ngjarjeje.

Sipas asaj që rrëfen për ABC babai i dy fëmijëve, ka dy shime të forta se personat që e që lluan nuk kanë pasur atë në “shënjestër”, por një person tjetër, që kishte kaluar pranë Orlandit.

“Në momentin që u bë ate ntati, kamionçina, ka qenë e ndaluar. Isha duke komunikuar me disa persona që ndodheshin aty pranë. Në këtë moment ka kaluar pranë nesh një person tjetër dhe në këtë moment u qëllua me armë.” ka thënë Orland.

Sipas tij, dyshon se atentati nuk është kryer kundër tij, por kundër personit “misterioz” që u kaloi pranë.

“Unë personalisht, mendoj se atentati mund të ketë qenë ndaj atij, personit tjetër”, ka shtuar Paplekaj.
Sakaq Orland Paplekaj, ka ngritur edhe një “pistë” të tijën, ku shprehet se atentati mund të jetë bërë kundër punëdhënësit të tij.

“Kam frikë mos është një atentat, ose paralajmërim ndaj punëdhënësit tim, pasi unë nuk kam asnjë konflikt.” u shpreh babai i dy fëmijëve.

Së fundit, ai punonte si shpërndarës i bombolave të gazit dhe atentati iu bë pikërisht teksa ai ishte gjatë orës së punës. Megjithatë, policia nuk përjashton edhe pistën e inskenimit, pasi kamionçina e tij nuk u prek nga asnjë plumb. Por këtë e hedh poshtë Orland, i cili shprehet se nuk ka synim të fitojë azil. Po ashtu ai hedh poshtë edhe lidhjet që mund të jetë bërë për shkak të profesionin e të atit si polic.

“Nuk ka asnjë inskenim, për azil. Jam me letra të huaja. As nuk është e vërtetë që ngjarja mund të ketë lidhje më punën e tim ati, që është polic, apo me punën time si roje sigurie. Deklarata ime në polici i qëndroj faktit që nuk e kam idenë se kush është motivi i këtij atentati. Policia më pyeti dhe për personin tjetër që ndodhej aty pranë, dhe unë nuk e njihja” është shprehur Orland Paplekaj.

Referuar informacioneve të raportuara më herët, babai i dy fëmijëve, u qëllua nga një makinë “Golf” në lëvizje, që pas të shtënave u largua përmes një rruge të ngushtë, me dalje në autostradën Tiranë-Durrës.

Loading...