I burgosuri përdor të bijën 9-vjeçare si transportuese

Një 41-vjeçar në burgun e Kukësit ka përdorur vajzën e tij të mitur për t’i çuar k okainë. 50 gramë l ëndë n arkotike u gjendën brenda një tollumbaceje në xhepin e xhupit të vajzës 9 vjeçare.

E vogla është kontrolluar nga efektivët e Policisë në burgun e Kukësit para se të futej të takonte të atin që ndodhej në paraburgim, një 41-vjeçar me inicialet G.I… Mirëpo gjatë kontrollit, efektivët kanë zbuluar se 9-vjeçarja kishte kokainë në xhepin e xhupit. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.

“Policia e burgjeve Kukës kap lëndë të dyshuar si narkotik gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje . Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike. Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria,” shkruan policia.

Loading...