I çmendur nga xhelozia, një burrë ndërtoi një tunel poshtë shtëpisë së ish-bashkëshortes për ta përgjuar.
Por, planet e tij nuk shkuan siç duhet, pasi ngeci brenda tunelit.
Policia në Puerto Penasco u telefonua nga Griselda Santillan, e cila kishte dëgjuar zhurma të çuditshme poshtë shtëpisë së saj gjatë javës së kaluar.
Fillimisht mendoi se zhurmat vinin nga macet, por kur zhurmat u shtuan Santillan dhe një fqinj i saj shkuan në oborrin e banesës.
Ata zbuluan një tunel, disa thika dhe një shishe uji.
Brenda tunelit ishte bashkëshorti i saj, që ishte bllokuar brenda për rreth 2 orë.
Ekipet zjarrfikëse shpenzuar 45 minuta për të shpëtuar César Arnoldo Gómez Gómez.
58-vjeçarja u tha autoriteteve se kishte vendosur ta linte bashkëshortin e saj, me të cilin qëndroi e martuar për 14 vite, për shkak të xhelozisë së madhe dhe kishte marrë urdhër mbrojtje ndaj tij.
50-vjeçari u dërgua në spital dhe u trajtua për dehidratim para se të arrestohej për shkak të shkeljes së urdhrit të mbrojtjes. /ora/