(NJË” LETËR” NË DITËN E BABALLARVE)
SOT që po shkruaj këtë letër ti je lart në qiell.E di që më ndjek, e di që shpirti yt vjen cdo natë në dhomën time,i ndritshëm, i konvertuar në flutur kafe që vjen si cdo natë në supin tim.Ndonjëherë bie pre e ngasjeve të fjalëve pa takt,kisha frikë nga dështimi..por sërish ti si me magji shfaqjesh si ëngjëll mbrojtës hyjnor edhe kur shiu mbaron me një mjegull të rëndë të mbarsur nga dështimet e rradhës.
I dashur baba! Kam mall për ty, që nga çastet ku unë bëja faj e strukesha e trembur në krahun tënd, që nga momenti kur mësova se jeta është sfidë përballë garës toksore që prodhon helme dhe fate të drobitura.Ndihem e lumtur që jam pjesë e qënies tënde, ndihem optimiste që mësimet e tua nguliten thellë në një shpirt të dlirë.Të përulem pafundësisht për të gjitha shqetësimet dhe lodhjet për mua.
Tani që po shkruaj këtë letër për ty po qëndroj vetëm në qetësinë e mbrëmjes ku flutura të cuditshme postojnë letrat për në qiell.Ndoshta kjo letër do mbërrij vonë tek ty lart në qiell,por unë sot në këtë ditë të BABALLARVE dua të flas vetëm për ty, pastaj të zgjohem në mëngjes me vështrimin krejt ndryshe për botën, ashtu sic ti më mësoje.
Me miq të vërtetë në flakën e kuqje e armiqt të qelqtë mbrapa dritares, kur ata zgjohen nga gjumi i keq.Unë e di ..ti në cdo moment lutesh për mua në qiell , i ulesh në gjunjë zotit që unë të jem e lumtur ,e ndjej që mban frymën kur unë vuaj , e derdh pika loti vese kur unë zgënjehem në tokë.Po e mbyll këtë letër me të vetminë dëshirë që gjithmonë të jesh ëngjëlli im mbrojtës…..
RUDINA PAPAJANI.