I dënuar me 20 vite burg për një vrasje në ’97, ekstradohet 45-vjeçari shqiptar nga Greqia

Një 45-vjeçar është ekstraduar sot nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Elvison Dimo. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 199-ën, ku 45-vjeccari akuzohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin me inicialet S. B.

NJOFTIMI I POLICISE, I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, 45-vjeçari i dënuar me 20 vjet burgim.

Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Elvison Dimo, 45 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B.

Loading...