I dënuar me 3 vite burg për kultivim kanabisi, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

Shpëtim Kamberaj, 53 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar ditën e sotme pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në vitin 2016, në territorin përreth banesës, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, 53 vjeçarit i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sattiva.
Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Vihet në pranga një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

Shpëtim Kamberaj, 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2z21, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këtij shtetasi, në vitin 2016, në territorin përreth banesës, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sattiva.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Loading...