I dënuar me 5 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet shqiptari duke hyrë në Greqi

Arrestohet një shqiptar në Kakavijë i shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë italiane.

Burime nga Policia Kufitare Greke në Kakavijë konfirmojnë se shqiptari u arrestua në Pikën Kufitare të Kakavijës teksa po hynte në Greqi.
Sipas të njëjtave burime 35 vjeçari shqiptar me inicialet T.O. rezulton i dënuar me 5 vite heqje lirie në Itali dhe me një gjobë financiare prej 50 mijë euro.

Ai akuzohet për trafikim të sasive të mëdha të drogës drejt Italisë. Policia greke bëri shoqërimin e tij drejt Janinës në pritje të ekstradimit të tij drejt Italisë.

Loading...