I dënuar me 6 vite burg në Itali, arr.estohet në Fier

Policia e Fierit në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana kanë bërë të mundur arrestimin e një 65-vjeçari Kujtim Xhufi, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar .

Sipas policisë, i arrestuari rezulton i dënuar nga gjykata e Breshias në Itali me 6 vite burg për veprën penale pjesëmarrje në organizatë kriminale.

“Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

K.Xh, 65 vjeç, banues në Fier. Kapja e këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”, njofton policia.

Loading...