I dënuar në Itali për prostitucion, plagosje dhe grup kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimi 55-vjeçari në Fier

Arrestohet në Fier 55-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në Itali. Blutë e Fierit bëjnë me dije se shtetasi Saimir Mehmeti akuzohet për “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.
rsona, procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë

Fier/ Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Saimir Mehmeti, 55 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi autoritetet gjyqësore në Genova, Itali, me vendimin e datës 20.03.2021, e kanë dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.

Loading...